Telegrafi

Google kërkon partnerë për industrinë e automobilizmit

Google ka treguar se nuk është e interesuar që t’i futet tregut të automobilizmit pa ndihmën e ndonjë kompanie tjetër.

Gjiganti i internetit ka konstruktuar disa prototipa të veturave vetvozitëse gjatë viteve të fundit, por tani është në kërkim të një partneri nga industria e automobilizmit për të sjellë këto makina në treg.

“Ne nuk duam të bëhemi prodhues makinash. Jemi duke biseduar dhe duke kërkuar partnerë”, ka thënë drejtori i Google për veturat vetvozitëse, Crhis Urmson.

Google ka treguar se është duke punuar në disa prototipa të rinj veturash vetvozitëse, për të cilat Urmson thotë se do të jenë më të avancuara sesa modelet e kaluara.

Më herët gjatë dhjetorit u konfirmua se veturat vetvozitëse do të shpalosen në Britani vitin e ardhshëm. /Koha/