Një shef i Google pranoi se gjiganti i kërkimit kishte humbur betejën për blerjen e GitHub. Duke folur për Fortune Magazine, Diane Greene, shefja e shërbit të cloudit konfirmoi spekulimet.
Më përpara ishte spekuluar se Google gjithashtu kishte përgatitur një ofertë krahas asaj të Microsoft.
Themeluesi i GitHub kishte zgjedhur Microsoft falë afrimitetit që kishte me shefin Satya Nadella, përcjell Telegrafi.
GitHub është një platformë kodimi e cila është bërë mjaft popullore në mesin e zhvilluesve dhe kompanive që ruajnë projektet, dokumentacionet dhe kodet në të.
Apple, Amazon, Facebook, Google e shumë kompani të tjera të mëdha përdorin GitHub.
Janë plot 85 milionë depo të hostuara në GitHub me 28 milionë zhvillues. /Telegrafi/