Google ka humbur apelimin kundër një gjobe anti-trust në vlerë prej 2.8 miliardë dollarësh, të lëshuar kundër kompanisë nga Rregullatori i Konkurrencës i Bashkimit Evropian në vitin 2017.
Komisioni Evropian kishte akuzuar gjigantin e teknologjisë, me bazë në Kaliforni, për abuzim me pozitën e tij dominuese dhe promovimin e shërbimit të blerjeve në rezultatet e kërkimit mbi ato të konkurrentëve të BE, përcjell Telegrafi.
“Gjykata e Përgjithshme e BE-së konstaton se, duke favorizuar shërbimin e e shfaqjes së rezultateve [në makinën e kërkimit] dhe pozicionimit më të favorshëm, duke i hequr rezultatet nga shërbimet e krahasimit konkurrues në ato faqet me anë të algoritmeve”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.
Kompania së pari ishte dënuar me 2.8 miliardë dollarë në vitin 2017, përsëri me 5 miliardë dollarë në vitin 2018 dhe për herë të tretë me 1.7 miliard dollarë në vitin 2019. /Telegrafi/