Telegrafi

Google Hangouts do të përfundoj në 2020

Google duket se është duke u përgatitur për të zhdukur aplikacionin e tyre të mesazheve dhe videove, Google Hangouts, sipas një raporti nga 9to5Google. Shërbimi do të largohet për të mirë dikur në vitin 2020, dhe shuarja e tij nuk është shumë e befasishme.

Në vitin 2016, Google prezantoi Allo dhe Duo, dy aplikacione që ishin në thelb një ndarje e dy karakteristikave kryesore të Hangouts – Allo ishte menduar për mesazhe të menjëhershme dhe Duo do të shërbente për video thirrje.

Në atë kohë firma tha se Hangouts do të ishte më i përshtatshëm për bizneset, gjë që eventualisht arriti kulmin në prezantimin e Hangouts Chat dhe Hangouts Meet, dy aplikacione të fokusuara në ndërmarrje që gjithashtu veçuan bisedat me mesazhe dhe video në dy produkte të ndryshme.

Këto do të vazhdojnë të ekzistojnë, duke e mbajtur gjallë markën Hangouts në një farë mënyre.

Google duket se e ka kthyer më së shumti vëmendjen tek Shërbimet Rich Communication (RCS) dhe aplikacionin e tyre Android Messages, i cili aktualisht ka marrë përditësime të rëndësishme gjatë disa muajve të fundit, duke lansuar gjithashtu në një version të uebit.

Fatmirësisht, Duo ka fituar pak më shumë vëmendje, me integrim më të ngushtë në Android dhe disponueshmëri në disa Chromebook, kështu që ka gjasa të qëndrojë për një kohë më të gjatë.

Me përfundimin e afërt të Hangouts, mbetet të shihet nëse Google do të sjell ndonjë gjë të re për Allo. Vitin e kaluar, u spekulua se Allo mund të zëvendësojë integrimin e Hangouts në Gmail. /Telegrafi/