Site icon Telegrafi

Google, Facebook dhe Amazon kundër taksës dixhitale të vendosur në Francë

Njësia Google e Alphabet, Facebook dhe Amazon ditën e hënë u shprehën kundër taksës përballë Zyrës amerikane të Tregtisë.

Senati francez në muajin korrik miratoi një taksë 3 për qind që do të aplikohet nga të ardhurat dixhitale të gjeneruara në vend nëse kalojnë vlerën 25 milionë euro.

Zyra e Tregtisë u shpreh se taksa do të gjenerojë afërsisht 500 milionë euro në vit dhe pjesa më e madhe do të paguhet nga bizneset amerikane.

“Masa të tilla dëmtojnë Facebook dhe ekonominë dixhitale”, tha shefi e politikave të tatimit në Facebook, Alan Lee.

Shefi i operacioneve së Shoqatës për Industrinë e Kompjuterit dhe Komunikimit, Matthew Schruers, tha se taksa minon progresin e bërë me sistemin e ri të taksimit në ekonominë dixhitale dhe nxit një përgjigje agresive ndaj problemit.

Muajin e kaluar, presidenti i amerikan Donald Trump kërcënoi se do të taksonte verërat franceze. Shtëpia e Bardhë tha se, “masat e njëanshme të Francës po shënjestrojnë teknologjinë inovative të kompanive amerikane që sigurojnë shërbime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë”.

Vendet e tjera të Bashkimit Evropian, përfshirë Austrinë, Britaninë, Spanjën dhe Italinë gjithashtu kanë njoftuar plane për taksat e tyre dixhitale. Ata thonë se duhet një taksë, sepse kompani të mëdha shumëkombëshe interneti si Facebook dhe Amazon i porosisin fitimet në vende me taksa të ulëta si Irlanda, pavarësisht se ku gjenerohen fitimet. /Telegrafi/

Exit mobile version