Telegrafi

Google e anulon zhvillimin e Project Ara!

Alphabet i Google duket se do të suspendojë projektin e telefonave modular të njohur si Project Ara, i cili fillimisht ishte planifikuar të dalë në shitje në vitin 2017, bën të ditur Reuters.

Google nuk do të shpërndajë Project Ara, por do të licensojë kompani të tjera të sjellin këtë teknologji, thuhet në raport.

Project Ara ka synuar të sjell një telefon me komponente të ndryshueshme në mënyrë të riparimit të tyre ose përmirësimit të performancës së një komponenti të caktuar.

Projekti është themeluar në 2013 kur Motorola kishte bashkëpunuar me Google për të sjellur module hardverike për të personalizuar pajisjet telefonike.

Google ka diskutuar Project Ara-në në konferencën e majit, Google I/O, ku ka lajmëruar partnerët e rinjë dhe një version të pajisjes që pritej të lansohej në vjeshtë për zhvilluesit e aplikacioneve.