Një informatë e re e rrjedhur për Pixel Tablet sugjeron që Google ka shtuar një çelës privatësie në harduer që kur “teaser-i” i parë doli majin e kaluar në I/O 2022 dhe përsëri në eventin për Pixel 7 në tetor.
SnoopyTech ndau dy fotografi të pjesës së përparme dhe të pasme të Pixel Tablet. Imazhi i fundit duket se tregon shtimin e një ndërruesi të harduerit në skajin e majtë afër pjesës së sipërme.
Kjo nuk shfaqet në asnjë imazh të mëparshëm të tabletit Pixel që Google ka ndarë më herët. Meqenëse Pixel Tablet dyfishohet si një Smart Display, ky sipas të gjitha gjasave është një çelës privatësie që aktivizon dhe çaktivizon mikrofonin, e mund të ndodh që funksionin e njëjtë mund ta ketë edhe për kamerën, raporton 9to5google, transmeton Telegrafi.
Kjo do të bënte një shtesë mjaft të vonuar në këtë pajisje.
Duke pasur parasysh cilësinë e imazheve, ne nuk mund të shohim nëse çelësi është në rrjedhjen e informatave nga Facebook Marketplace në dhjetorin e vitit të kaluar.
Google më parë kishte bërë të ditur se Pixel Tablet do të dalë në treg në 2023. /Telegrafi/