Telegrafi

Google: Chrome ka më shumë se 2 miliardë instalime

 

Google sot po e mban ngjarjen kushtuar zhvilluesve, të cilën kompania e ka quajtur Chrome Dev Summit.

Sipas Darin Fisher, prezantuesit nga Google thuhet se sot janë mbi  dy miliardë instalime të Chrome nga përdoruesit e desktop dhe pajisjeve mobile.

Por shifra e fundit zyrtare që Google kishte dhënë për përdorimin e Chrome mbetet në 1 miliardë instalime të shfletuesit më të famshëm në botë.

Sipas Google, kompania tashmë ka më shumë se shtatë produkte të cilat kanë më shumë se 1 miliard përdorues, duke përfshirë shërbimet e famshme sikurse Gmail, Android, Chrome, Maps, Search, Youtube dhe Google Play store.