Site icon Telegrafi

Google Allo arrin në 5 milionë shkarkime!

Google ka lansuar aplikacionin e mesazheve Google Allo javën e kaluar dhe tashmë ka arritur sukses duke arritur në 5 milionë shkarkime vetëm në sistemin e saj operativ Android.

Aplikacioni është lëshuar për të dy platformat, iOS dhe Android, kështu që gjithsejt duhet të ketë më shumë se 5 milionë përdorues.

Google Allo kishte arritur majat e listave në Android vikendin e kaluar dhe prej atëherë ka filluar të ketë një rënie të lehtë.

Do të jetë interesante të shohim nëse Google mund të bëjë të famshëm këtë aplikacion pasi që ka konkurrencë të fortë prej aplikacioneve si WhatsApp dhe aplikacioneve tjera për mesazhe.

Exit mobile version