Gama Pixel e Google është bërë shpejt një nga lansimet më të pritura të telefonave të vitit. Por askush nuk ka pritur që Google të konfirmojë Pixel 4 në prill.
Vërejtur nga 9to5Google, thellë në AOSP (Google Open Source Project) është një anëtar i stafit të Google që konfirmon rastësisht ekzistencën e Pixel 4 në një diskutim të lirshëm.
Mjerisht, kodi që diskutohet nga anëtari i stafit nuk na jep ndonjë informacion mbi specifikat rreth Pixel 4.
Por, siç vëren 9to5Google, “shumë qartë konfirmon se Pixel 4 nuk është vetëm në zhvillim, por mund të jetë tashmë në duart e zhvilluesve”. /Telegrafi/