Site icon Telegrafi

“As Google as AI nuk i dëshifron pejanët” – videoja e Gjikos ku i nevojitet përkthyes për të shpjeguar dialektin e tij bëhet virale në rrjetet sociale

Foto: Egzon Sahiti/Instagram

Një video e reperit të njohur pejan, Asdren Gjikolli – i njohur si Gjiko, ka bërë xhiron në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta dhe të qeshura midis ndjekësve.

Në një bashkëbisedim virtual me video-krijuesin Egzon Sahiti, Gjiko ka vënë në pah theksin autentik pejan që bën pjesë në identitetin e tij.

Gjatë bisedës, Gjiko shfaqet të jetë pak i paqartë lidhur me disa nga fjalët pejane që përdor.

Në një moment qesharak, ai kërkon ndihmën e një ndërmjetësi për të përkthyer në gjuhën standarde disa nga termat specifike të dialektit si “llanec” që do të thotë qafore, “syndyrme” që nënkupton depo, dhe “aba” që në gjuhën pejane është gjyshja.

Videoja me Gjikon duket se ka arritur të tërheqë vëmendjen e një audience të gjerë, duke bërë që shumë të ndajnë dhe të shpërndajnë përmbajtjen me miqtë e tyre për të ndarë një të qeshur.

Padyshim, momentet e tilla të ndara në rrjetet sociale konfirmojnë se dialektet lokale mbeten një thesar i kulturës dhe pasurisë lingjistike në Shqipëri dhe Kosovë, ndërkohë që në një botë globale mund të gjenerojnë edhe një ndjenjë argëtimi dhe kurioziteti. /Telegrafi/

Exit mobile version