Juventus dhe Napoli do të takohen gjatë ditës së nesërme në kuadër të Serie A.
Dy klubet pretendente për fitimin e trofeut të çmueshëm të kampionit do të ballafaqohen në Juventus Stadium.
Napoli i Maurizio Sarrit është cilësuar si një nga skuadrat që luan futbollin më të bukur në botë ndërsa bardhezinjtë e Massimiliano Allegrit shquhen për racionalitetin e në fushë, pasi fitojnë edhe atëherë kur vuajnë shumë.
Por, mediat italiane kanë bërë në krahasim mjaft interesant mes lojtarëve të të dyja skuadrat.
Në fakt, të gjithë lojtarët titullarë të napolitanëve pas një kalkulimi të bërë dalin se kanë kushtuar më pak se Gonzalo Higuain.
Ky i fundit u transferuar pikërisht prej Napolit, i cili u kushtoi kampionëve 90 milionë eurove, ndërsa lojtarët e formacionit bazë të trajnerit italian kanë kushtuar të gjithë së bashku 82.3 milionë euro.
Ja sa kanë kushtuar futbollistët titullarë të Napolit:
Pepe Reina – 2 milionë euro
Elseid Hysaj – 5 milionë euro
Raul Albiol – 12 milionë euro
Kalidu Koulibaly 7.8 milionë euro
Mario Rui – 10 milionë euro
Allan – 11.5 milionë euro
Jorginho – 9.5 milionë euro
Marek Hamsik – 5.5 milionë euro
Jose Callejon – 9.5 milionë euro
Dries Mertens – 9.5 milionë euro
Lorenzo Insigne – ka dalë nga ekipi i të rinjve /Telegrafi/