Please enter at least 3 characters.

Gonalons drejt huazimit te Rennes

2019/08/MaximeGonalons-e1566165346999.jpg
238:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: Maxime Gonalons of Roma in action during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Maxime Gonalons është shumë pranë huazimit te Stade Rennais, pasi Bordeaux u tërhoq nga bisedimet me Romën.

Mesfushori nuk arriti t'i tregonte cilësitë e tij pas transferimit nga Olympique Lyonnais në vitin 2017 për pesë milionë euro, ashtu që në sezonin e kaluar ishte i huazuar te Sevilla.

Edhe te andaluzianët dështoi të linte përshtypje për shkak të lëndimeve, ashtu që rikthimi në Francë ka qenë gjithmonë një opsion.

Maxime Gonalons (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kontrata e Gonalons me Romën është valide deri në vitin 2021, prandaj huazimi është opsioni më real.

Sky Sport Italia dhe Le Quotidien du Foot raportojnë se kanë mbetur vetëm disa detaje për t'u sqaruar pata transferimit në Ligue 1.

Gjasat janë të mëdha që Giallorossët do t'ia paguajnë gjysmën e pagës pas transferimit te Rennes. /Telegrafi/