Site icon Telegrafi

Gomez: Nuk e di pse Gasperini këmbëngul të thotë gënjeshtra

Ish-sulmuesi i Atalantas, Alejandro Gomez i është kundërpërgjigjur komenteve të trajnerit Gian Piero Gasperini në lidhje me mosmarrëveshjen e tyre sezonin e kaluar, duke thënë se ai po thotë gënjeshtra dhe për këtë janë 50 dëshmitarë.

Argjentinasi pretendoi se Gasperini u përpoq ta sulmonte fizikisht pasi ai nuk iu bind urdhrave në një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Midtjylland në nëntor të vitit 2020.

Por, trajneri i Atalantas iu kundërpërgjigj komenteve të tij duke pretenduar se ishte e kundërta.

Lexo po ashtu Gomez zbulon gjithë historinë e largimit: Gasperini u përpoq të më sulmonte fizikisht, presidenti e përkrahi

Tani Gomez ka reaguar ndaj përgjigjes së ish-trajnerit të tij, duke thënë se Gasperini po gënjen.

“Unë nuk e kuptoj pse Gasperini këmbëngul të thotë gënjeshtra”, ka thënë fillimisht Gomez për L’Eco di Bergamo pasi dëgjoi deklaratën e ish-trajnerit të tij.

Lexo po ashtu “Sulmi fizik erdhi nga ai, jo nga unë”, Gasperini i kundërpërgjigjet Gomezit dhe tregon arsyen e largimit

“Janë 50 dëshmitarë. Unë thashë që kam bërë një gabim duke mos iu bindur në fushë, nuk e di pse ai nuk mund ta pranojë të vërtetën”, përfundoi argjentinasi.

Përplasja mes Gasperinit dhe Gomezit përfundoi me një kalim të lojtarit te Sevilla në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version