Telegrafi

Gomes flet si lojtar i Barcelonës: Dua shumë tituj

Gomes ka arritur në Barcelonë ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka vizituar stadiumin Nou Camp.

Mesfushori portugez është shfaqur i lumtur që është lojtar i Barcelonës dukë kërkuar shumë trofe më këtë klub.

“Jam i lumtur që kam ardhur në një skuadër të madhe. Shpresoj se do të shijoj kohën këtu. Jam i lumtur dhe mendoj se ky ishte vendimi më i mirë”.

“Do të jap më të mirën time për të ndihmuar në arritjen e objektivave të Barcelonës. Shpresoj se do t’i fitojmë të gjithë titujt”, ka thënë Andre Gomes për faqen e klubit .

Transferimi i portugezit i ka kushtuar Barcelonës 35 milionë euro, ndërsa 20 të tjera bonuse. /Telegrafi/