Telegrafi

Gomes i Barçës shënon supergol ndaj Meksikës, por i anulohet nga teknologjia “VAR” (Video)

Andre Gomes ka shënuar një gol të bukur ndaj Meksikës.

Portugalia dhe Meksika po luajnë mes vete në kuadër të Kupës së Konfederatave “Rusia 2017”, ku edhe u shënua një gol i bukur.

Lexo po ashtu Ju kujtohet “Beteja e Nuremberugut”? Portugali-Holandë mban rekordin e ndeshjes së “shëmtuar” me katër kartonë të kuq e 16 të verdhë (Foto/Video)

Ishte mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, i cili shënoi një gol të bukur me gjysmë-volej në minutën e 21 për epërsinë 1-0.

Gjyqtari duke dhënë vendimin për anulimin e golit

Megjithatë, festa e golit iu ndërpre në gjysmë kombëtares portugeze pasi gjyqtari kryesor u lajmërua nga gjyqtarët ndihmës apo teknologjia “VAR” dhe anuloi këtë gol.

Anulimi i këtij goli erdhi për arsye se mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, kishte qenë më herët në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/