Telegrafi

Gomes alternativë e Juves nëse dështon N’Zonzi

Gomes nuk po mund ta gjej veten te Barça!

Juventusi po konsideron alternativa tjera nëse dështon Steven N’Zonzi, duke përfshirë talentin 23-vjeçar të Barcelonës, Andre Gomes.

Bianconerët konfirmuan interesimin e tyre në N’Zonzi, por Sevilla nuk duket gati për të lëvizur nga çmimi i tyre prej 40 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Juventusi e do Lemarin nëse dështon Costa

Sipas Mundo Deportivo, një nga kandidatët e tjerë për rolin e mesfushës është Andre Gomes, i cili tashmë ishte lidhur me italianët edhe vitin e kaluar.

Barcelona ka paguar 35 milionë euro për të marrë portugezi nga Valencia një vit më parë, por ai luftoi për të bërë një ndikim, duke shënuar vetëm tre gola me tre asistime në 47 ndeshje konkurruese.

Lexo po ashtu Gomes mund të largohet nga Barcelona, kërkohet në Serie A dhe Ligën Premier

Juve kishte qenë i interesuar për Andre Gomes kur ai ishte ende në Valencia dhe kostoja mund të ketë rënë pak.

Portugezi mbush 24 vjet muajin e ardhshëm dhe tashmë ka 21 paraqitje me kombëtaren e Portugalisë. /Telegrafi/