Telegrafi

Me golin ndaj Livingstonit, Albian Ajeti del në krye të listës së golashënuesve në Skoci

Albian Ajeti . (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Albian Ajeti është ‘rilindur’ prej transferimit tek skuadra skoceze Celtic.

Sulmuesi nga Kosova ka rikthyer formën e dikurshme dhe po shënon rregullisht për gjigantin skocez.

Kampioni në fuqi i Skocisë ka mposhtur Livingstonin me rezultat të ngushtë 3-2, në një takim ku edhe Ajeti realizoi gol.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka shënuar golin e tretë në këtë takim në minutën e 52-të.

Ai pranoi një top të mirë, teksa me një goditje të fuqishme realizoi për t’i dhënë fitoren Celtic.

Përveç golit të shënuar, Ajeti ishte edhe asistues në golin e parë të realizuar nga McGregor.

Reprezentuesi zviceran tani ka shkuar në koutën e katër golave dhe ndodhet në krye të top shënuesve në kampionatin skocez. /Telegrafi/