Site icon Telegrafi

“Golia” truproja i frikshëm i presidentit të ri francez (Foto)

Mediat franceze e kanë pagëzuar me emrin “Golia” (personazhi i Biblës) dhe arsyeja është e qartë për shkak të përmasave. Emmanuel Macron nuk duhet të trembet për sigurinë e tij, të paktën përsa kohë përkrah tij është Makao, truproja e tij.

I gjatë 2 metra e 13 cm, me origjinë kongoleze, prej 9 muajsh ai është kthyer në hijen e presidentit të sapozgjedhur francez. Për të nuk dihet shumë, përveç emrit, Makao.

Por truproja e Macron nuk mund të kalojë pa rënë në sy edhe për shkak të look-ut. Mjekër “picetë”, vetulla me fije të bardha dhe flokë të qethura me stil.

Makao, sikurse truprojat e çdo presidenti, ndjek Macron 24 orë në 24 dhe shpesh herë në të kaluarën i ka vjedhur vëmendjen edhe atij vetë.

6 majin e kaluar, gazetarja e “France Press”, Marie Dhumieres, e fotografoi Makaon në një event publik ku Macron merrte pjesë si kandidat për president.

Sipas gazetares, të gjithë ishin në radhë për të bërë një “selfie” me të. Vetë Macron ka bërë shaka me praninë e tij, kur po jepte një deklaratë për gazetarët, transmeton tch.

“Kujdes. Është dikush mbrapa jush”, tha ai duke iu referuar Makaos, për të bërë shaka edhe me atë vetë. “Kujdes, se po u rrëzove mund të vrasësh dikë”, i tha Macron, duke iu referuar vetes së tij.

Exit mobile version