Blerim Xhemaili është duke pasur mjaftë sukses në kampionatin amerikan MLS.
Ylli shqiptar iu bashkua skuadrës Montreal Impact nga Serie A ku u aktivizua me Bolognën.
Së fundmi djaloshi nga Tetova ka marrë një vlerësim të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Goli i tij i shënuar javë më parë ndaj DC United është zgjedhur si më i miri i javës së 18-të.
Xhemaili realizoi golin e parë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj DC United, ndërsa tek i dyti ishte asistues.
Montreal Impact mbanë pozitën e nëntë në tabelë pas 17 ndeshjeve, me 21 pikë të grumbulluara por me gjasa të mira për tu futur në Play Off. /Telegrafi/