Liverpooli po kalon në një periudhë të mirë të rezultateve.
Ndeshjen e parë ndaj Portos në Ligën e Kampionëve e fitoi me rezultat 0-5.
Ylli i kësaj ndeshje ishte Sadio Mane, i cili shënoi het-trik, por njëri nga këtë gola u zgjodh goli i javës në LK.
Bëhet fjalë për golin e tretë të cilin senegezi e shënoi nga distanca. Dy golat tjetër në këtë takim u shënuan nga Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.
Mane këtë sezon ka shënuar gjithsej gjashtë gola në Lk dhe ka dhuruar një asistim.
Ylli i Liverpoolit në Ligën Premier ka shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 1508 minuta e lojë.
Ndeshja e kthimit mes Portos dhe Reds është me 6 mars në Anfield. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PH3NOwd0dQM