Interi fitoi të shtunën ndaj Hellas Veronas me rezultat 3-0 në Serie A.
Dy gola në këtë takim i shënoi Mauro Icardi, kurse tjetri u shënua nga Ivan Perisic.
Por, goli i parë nga sulmuesi argjentinas erdhi në sekondën e 38-të të lojës pas një asistimi të Perisic nga rivënia anësore.
Kjo nuk do të ndodhte sikur hedhësit e topave në Giuseppe Meazza të mos ishin vigjilent.
Ivan Perisic zbuloni në InstaStory një sfond interesant, topi iu pasua atij fillimisht me shpejtësi nga një vajzë që ishte pas reklamave si hedhëse e topit.
Duket se ajo ishte në rrjedhë të lojës dhe e kuptoi se duhet të pasonte shpejt topin, që pastaj Perisic t’ia kalonte Icardit.
Zakonisht hedhësit e topave angazhohen nga klubi dhe janë tifozë apo lojtarë nga akademia dhe me siguri postimit i yllit të Interit në rrjetin social e ka gëzuar shumë vajzën në fjalë.
Ndeshja e ardhshme e Interit është kundër Milanit. /Telegrafi/