Site icon Telegrafi

Goli i Ronaldos “si në Playstation” do të hyjë në histori – thotë Barzagli

during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One match between Juventus and Real Madrid at Allianz Stadium on April 3, 2018 in Turin, Italy.

Mbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli, është fascinuar nga goli i dytë i Cristiano Ronanldos në Torino.

Superylli portugez realizoi një prej golave më të bukur të viteve të fundit kur nga një krosim i ulët i Carvajal u shkëput në mënyrë akrobatike për të realizuar për 2-0.

Më parë Barzagli pikërisht gaboi për golin e parë që erdhi pas tri minutash lojë, ndërkaq mbrojtësi beson se goli i dytë do të hyjë në histori.

“Ishte një gol si në ‘playstation. Kur luani ndaj një prej më të mirëve në botë, keni nevojë për perfeksion”.

“Në momentin që i lë atij diçka, ai të dënon. Ai realizoi një gol që do të hyjë në histori. Është shumë keq që kjo ndodhi ndaj nesh”.

“Ne ndoshta kemi merituar më shumë, por kemi rrezikuar pranimin e golave. Ne e pranojmë këtë humbje dhe vazhdojmë tutje”.

“Kur ai shënon aq shumë gola në Ligën e Kampionëve, shihet se nuk është problem vetëm për ne. Ai është bërë i shumëanshëm. Ai bën mijëra lëvizje dhe në fund e gjen golin”.

“Nuk mund të bësh asgjë për këtë dhe tifozët e duartrokitën. Ishte teknikë e përkryer, sepse kur je rrafsh në tokë është e vështirë që të goditet topi me aq fuqi në ajër”, potencoi Barzagli.

Ai mori përgjegjsinë për golin e parë, duke thënë se faji ishte i tij.

/Telegrafi/

Exit mobile version