Telegrafi

Goli i Riyad Mahrezit ndaj Zimbabvesë po vlerësohet për çmimin Puskas

Riyah Mahrez ka shënuar një gol që ka arritur t’i lë të gjithë me gojë hapur ata që e shikuan takimin.

Edhe pse Algjeria barazoi 2-2 në udhëtim te Zimbabveja, ylli i Manchester Cityt dhuroi një paraqitje spektakolare.

Ishte minuta e 38-të, kur Mahrez pranoi një asistim nga bashkëlojtari i tij Said Benrahma, për të realizuar njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë vit.

Që nga prekja e parë e deri te përfundimi i aksionit, nga anëtari i Cityt u bë gjithçka në mënyrë perfekte.

Madje, goli i tij po vlerësohet se e meriton të fitojë çmimin Puskas që jepet për golin më të bukur të realizuar gjatë një viti. /Telegrafi/