Telegrafi

Goli i parë i Gabriel Jesus në Ligën Premier me Arsenalin ishte vërtetë i jashtëzakonshëm, u asistua nga Xhaka

Gabriel Jesus ka hapur llogarinë e tij në Ligën Premier për Arsenalin duke shënuar gol pas me një goditje të mrekullueshme, e cila nuk i la gjasa për pritje portierit të Leicester Cityt, Danny Ëard.

Sulmuesi brazilian, i cili iu bashkua Topçinjve në një marrëveshje afatgjatë dhe një shifër rreth 55 milionë euro në muajin korrik, ka filluar t’i jap frytet e para.

Jesus është treguar vendimtar për ekipin e Mikel Artetas në ndeshjen e sotme (e shtunë) në Emirates ndaj Leicester Cityt.

25-vjeçari ka shënuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes së javës së dytë në Ligën Premier.

Megjithatë, vëmendja u ‘vodh’ e gjitha nga goli i parë i shënuar në minutën e 23-të të ndeshjes.

Braziliani mori një asistim brenda zonës nga Granit Xhaka, ndërsa me një goditje të bukur me trinën e brendshme dhe në formë parabole, mposhti Wardin për 1-0.

Jesus më vonë apo më saktë në minutën e 35-të shënoi edhe golin e dytë, duke çuar epërsinë në 2-0, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim. /Telegrafi/