Telegrafi në një seri publikimesh të mërkurën mbrëma ja dedikon legjendës që ndërrroi jetë sot, Johan Cruyff, në atë që titullohet “dita e Cruyff”.
Telegrafi sjell një prej golave më të bukur në histori dhe më të pabesueshëm njëkohësisht.
Ishte goli i tij ndaj Atletico Madridit në kohërat e tij të arta te Barcelona ai që ka lënë gjurmë.
Një goditje nga prapa me finte, në një kërcim të pabesueshëm, tipik për këto kohë që po shohim nga Ibra, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, kompleksiteti i lëvizjes është dukshëm më i madh te Cruyff, i cili pa dyshim se ka shkruar historinë me këtë gol.
Cruyff ka shënuar shumë gola, por ky llogaritet si më i miri në karrierën e tij. /Telegrafi/