Telegrafi

Goli ndaj Torinos, jubilar për Tottin

Roma humbi ndaj Torinos me rezultat 3-1 dhe golin e vetëm për klubin nga kryeqyteti e shënoi Francesco Totti.

Për legjendën italiane ky ishte goli i 250-të në Serie A për Giallorossët.

Lexo po ashtu Formacioni i Serie A me lojtarët më të mirë mbi 34 vjet (Foto)

Se Totti është në formë të mirë e tregon edhe fakti se ai është përfshirë në nëntë gola në dhjetë paraqitjet e tij të fundit në kampionatin elitar italian.

Ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar tri herë.

Pas këtij barazimi, Roma renditet në vendin e katër me dhjetë pikë, kurse Torino në pozitën e 11 me tetë pikë. /Telegrafi/