Njëri nga kampionatet më të mira në botë, Liga Premier e Anglisë ka zgjedhur golin e muajit prill.
Sulmuesi anësor i Chelseat, Pedro Rodriguez ka fituar çmimin për golin më të mirë të prillit.
Rodriguez shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Evertonit në fitoren 3-0 të Chelseat.
Në garë për këtë çmim ishte edhe kosovari me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri.
Shaqiri ka mbetur i treti në garë me golin spektakolar ndaj Hull Cityt.
Gjithsesi Pedro ka lënë mbrapa futbollistë si Dele Alli, Roberto Firmino dhe Leroy Sane. /Telegrafi/