Telegrafi

Goli i Milot Rashicës nuk i mjafton Norwichit, Liverpooli fiton me rikthim

Liverpooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Norwich Cityt me rezultat 3-1 më kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë edhe pse kishte raste u mbyll pa gola, ndërsa Milot Rashica ishte i parë që gjeti rrjetën në minutën e 3-të, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Raste kishin edhe Konstantinos Tsimikas, Sadio Mane dhe Luis Diaz, por edhe Teemu Pukki për Norwich, por rrjetat heshtën.

Me të filluar pjesa e dytë Norwich City ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit

Zhvillohej minuta e 48-të kur Norwich kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Milot Rashica. Joshua Sargent pasoi te Rashica i cili gjuajti nga një distancë prej 20 metrash, ku edhe topi u devijua paksa nga një mbrojtës për të përfunduar në rrjetë.

Ky është goli i parë i Milot Rashicës në Ligën Premier.

Por Liverpooli pasi e pranoi golin u kthye në lojë, duke rrezikuar më shumë dhe kjo iu shpërblye.

Ndeshja u barazua në minutën e 64-të kur Sadio Mane shënoi për 1-1.

Vetëm pas tre minutash ishte Mohamed Salah që dërgoi në epërsi Liverpoolin kur shënoi për 2-1.

Rastet vazhduan nga të dyja anët, por Liverpooli arriti të shënojë golin e tretë.

Diaz gjeti rrjetën në minutën e 81-të për ta hipotekuar fitoren e The Reds.

Liverpooli me këtë fitore mbetet në garë për titull, pasi është i dyti me 57 pikë, ndërsa Norwich mbetet në zonën e rënies me 17 pikë. /Telegrafi/