Telegrafi

Goli kontrovers që dëmtoi dhe ‘eliminoi’ Man Cityn: A kishte ndërhyrje të palejuar të Dembeles ndaj Laportes?

Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve pas humbjes 3-1 nga Lyoni në çerekfinale të kësaj gare, por polemikat vazhdojnë pas ndeshjes.

Ekipi i Pep Guardiola u befasua nga francezë e Lyonit, të cilët i mposhtën dhe i eliminuan nga gara prestigjioze ekipore evropiane.

Megjithatë, polemikat kanë vazhduar pas ndeshjes, ku flitet për një dëmtim të Cityt në këtë përballje.

Lexo po ashtu Heroi i ndeshjes, Moussa Dembele me dedikim të veçantë për fitoren ndaj Cityt

E gjithë polemika është e fokusuar tek goli i dytë i Lyonit, i cili u shënua nga Moussa Dembele dhe u pranuar si i rregullt nga gjyqtari.

Në minutën e 79-të të ndeshjes, Dembele shënoi i vetëm me portier për epërsinë 2-1 të skuadrës së tij, por u duk se shkeli me këmbë mbrojtësin Aymeric Laporte.

Momenti i kontaktit (Foto: Marca)

Pasi VAR kishte përjashtuar mundësinë e pozitës jashtë loje, ai nuk e gjykoi ndërhyrjen e Dembeles në Laporten dhe lejoi qëndrimin e golit.

Kjo zhgënjeu shumë lojtarët dhe stolin e Cityt, të cilët po bënin thirrje që goli të anulohej, por ashtu nuk ndodhi dhe polemikat vazhdojnë. /Telegrafi/