Milot Rashica është njëri nga yjet më të mëdha që ka Përfaqësuesja e Kosovës, njëherit futbollisti i vetëm i Dardanëve që luan në elitën e futbollit.
25-vjeçari ka shënuar deri më tani gjashtë gola me fanellën e Kosovës, por sigurisht që për të më i rëndësishmi mbetet ai i pari.
Vushtrriasi golin e parë me fanellën e Dardanëve e kishte shënuar në vitin 2018 në udhëtim te Ishujt Faroe.
Sulmuesi nga Kosova kishte realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, gol që faqja zyrtare e Kampionatit Evropian Euro 2024 ka vendosur të na rikujtojë.
“Në këtë ditë në vitin 2018, Milot Rashica”, ka shkruar faqja zyrtare e UEFA-së.
Ky ishte goli i parë i Rashicës me fanellën e Kosovës, teksa deri më tani në 36 ndeshje ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/
🗓 #OnThisDay in 2⃣0⃣1⃣8⃣:
☄️💥⚽️🇽🇰 @milotrashica in @FFK_KS 🆚🇫🇴#NationsLeague | @kosovanfooty_EN pic.twitter.com/yENJGsPDjI
— UEFA EURO 2024 DE (@EURO2024DE) October 14, 2021