Telegrafi

Goli i Hazardit ndaj Arsenalit zgjidhet ‘goli i muajit’ në Ligën Premier (Foto/Video)

Eden Hazard ka shënuar golin më të mirë në Ligën Premier për muajin shkurt.

Anësori i Chelseat po përjeton një super-formë këtë sezon, duke shënuar shumë gola dhe bërë asistime për skuadrën e tij.

Njëri nga golat e tij ka zënë vend edhe në çmimet e muajit që ndahen nga Liga Premier.

Goli i shënuar ndaj Arsenalit, ku Hazard kalon disa futbollist kundërshtar është shpallur si goli më i mirë për muajin shkurt.

“Njëri nga golat më të mirë që kam shënuar në Ligën Premier”, ka thënë fillimisht Hazard pasi ka pranuar çmimin, transmeton Telegrafi.

Hazard duke mbajtur në duar çmimin ‘Goli i Muajit’

“Unë nuk isha duke menduar për të shënuar, por hap pas hapi erdhëm afër golit”, përfundoi ylli belg.

Ndryshe, ndeshja në fund u fitua me rezultat 3-1 nga djelmoshat e Antonio Contes. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=tfTlmKiD8NU