Telegrafi

Goli i Coutinhos u ndërtua nga 30 pasime, nuk kishte ndodhur nga 2005/06

Philippe Coutinho duke festuar golin ndaj Real Madridit në Camp Nou (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar me rezultat 2-0 për vendasit në Camp Nou.

Goli i parë erdhi nga Philippe Coutinho në minutën e dhjetë.

Por, ky gol ka vendosur një rekord në vitet e fundit në aspektin e ndërtimit aksionit deri te goli.

Nga fillimi i aksionit e deri te goli janë bërë 30 pasime nga lojtarët e Barcelonës, kjo nuk kishte ndodhur në një ndeshje të El Clasicos që nga sezoni 2005/06.

Pas Coutinhos erdhi dhe goli nga Luis Suarez, por uruguaiani shënoi nga pika e bardhë.

Braziliani është një nga më të mirët te skuadra katalunase që kur u transferua nga Liverpooli në janarit e 2018.

Në rast të fitores në El Clasico skuadra e Ernesto Valverde do të renditet në vendin e parë në La Liga. /Telegrafi/

https://twitter.com/mediaculesgol10/status/1056569434322612224