Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Izraelit me rezultat 1-0.
Ndeshja filloi me vonë, pasi që tifozët shqiptarë gjuajtën në fushë letra para se të niste përballja.
Shqipëria mori penallti në minutën e 22-të, pasi në zonë u rrëzua Myrto Uzuni, por pasi u shikua nga VAR, penalltia u anulua.
Izraeli kishte rast të mirë me Miguel Victor, por që topi shkoi afër zonës.
Armando Broja kishte dy raste të mira në minutat 37-të dhe 41-të, por në të dyja rastet porta e Ofir Marcianos mbeti e paprekur.
Në kohë shtesë Shqipëria fitoi penallti, kur në zonë u rrëzua Ivan Balliu.
Kësaj radhe penallti qëndroi dhe Armando Broja arriti të shënojë për 1-0.
Broja penalty…. If he's matured enough to take penalties Tuchel make him pic.twitter.com/al9ICLZnGe
— 𝕀𝕃𝔼𝕄𝕆ℕ𝔸 𝕆𝕄𝔸 ℂℍ𝔼𝕃𝕊𝔼𝔸᪥ (@Gentlelukaz) June 10, 2022
Ndeshja po del të jetë e fortë dhe pjesa e dytë premton edhe më shumë./Telegrafi/