Në ndeshjen e parë grupore të Europa League, Arsenali fitoi me rezultat 3-1 kundër Kolnit.
Në takimin e vlefshëm për Grupin H që u zhvillua në Emirates, Alexis Sanchez e shënoi golin e dytë të nikoqirëve e që ishte një gol shumë i bukur.
Goli i kilianit është zgjedhur si goli më i bukur i Arsenalit i shënuar në muajin shtator, ndërsa në videon e mëposhtme mund ta kuptoni arsyen.
https://www.youtube.com/watch?v=qIUMh6jNo-A
Sead Kolasinac dhe Hector Bellerin ishin dy golashënuesit tjerë për skuadrën e Arsene Wenger në atë ndeshje.
Ndërkaq, golin e vetëm për mysafirët e kishte shënuar Jhon Cordoba.
Arsenali e fitoi edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit H, kundër BATE Borisov (4-2) dhe tash është në krye me gjashtë pikë.
Në xhiron e ardhshme në Ligën e Evropës, Topçinjtë luajnë kundër Crvena Zvezdas. /Telegrafi/