Site icon Telegrafi

Golg AG me këngë për historinë e masakrës së Reçakut: Dhimbjet e vuajtjet tona do të mbeten e kurrë nuk do të treten

Gold Ag (Foto: Instagram/arianagushi)

Rep-artisti me prejardhje nga Presheva, Gold Ag, njihet për këngët e tij që posedojnë motive kombëtare.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se gjatë muajit janar një e tillë do të lansohet.

Bëhet fjalë për projektin që kushtohet për historinë e masakrës së Reçakut, aty ku u vranë 45 shqiptarë të paarmatosur.

“Historinë e masakrës së Reçakut do ta lë në këngën time në janar të vitit që po vie”, ka shkruar ai.

Mes tjerash reperi shtoi: “Këta “historian” të pallavrave do të avullohen e do të harrohen, por dhimbjet e vuajtjet tona do të mbeten e kurrë nuk do të treten”.

Pas arrestimeve që u bënë në selinë e OVL-së dhe UÇK-së, Arian Agushi nuk e ka lënë pa e përmendur edhe një gjë të tillë, ndërsa ka përmendur se i mbron vlerat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version