Sapo ka publikuar bashkëpunimin e tij me këngëtarin e muzikës popullore, Shaqir Cërvadiku, kushtuar shqiptarëve të Stambollit, reperi Gold Ag do të vijë me një tjetër projekt.
Edhe kënga e re e reperit është një bashkëpunim , por kësaj radhe me një këngëtare nga Shqipëria, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për këngëtaren Greta Koçi, me të cilën Goldi ka bashkuar forcat për projektin e ri.
Për Telegrafin, Gold Ag zbuloi se kënga mban titullin “Mas miri” dhe do të vijë e realizuar me videoklip nga produksioni “Max Production”.
Xhirimet e videoklipit thuajse kanë përfunduar dhe sipar reperit do të publikohet gjatë muajit tetor. /Telegrafi/