Reperi Gold Ag ndodhet në Tiranë duke realizuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me motrat Eni dhe Greta Koçi.
Ky bashkëpunim, videoklipi i të cilit tashmë ka filluar të xhirohet pritet që brenda pak ditësh të jetë gati për publikim, transmeton Telegrafi.
Treshja, të cilët edhe janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin duket se po ia kalojnë për mrekulli në prapaskenat e videoklipit.
Eni ka shpërndarë një video, ku Ariani i bënë një dedikim special asaj duke kënduar një këngë popullore.
“Ky është dedikimi më i bukur”, ka shkruar Eni sipër videos, e cila mori komente pozitive nga ndjekësit e këngëtares në Instagram.
Kujtojmë se “Mas miri” mes Goldit dhe Gretës është njëra ndër këngët më të pëlqyera të momentit, e cila ka arritur më shumë se pesë milion klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/