Site icon Telegrafi

Golden State Warriors thyejnë rekordin historik të Chicago Bulls

Golden State Warriors e ka thyer rekordin e Chicago Bulls duke shënuar fitoren e 73-të sezonale para tifozëve të vet në shtëpi ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 125-104.

Stephen Curry ishte sensacional në duelin historik të zhvilluar në Oracle Arena.

Ai që do të shpallet pa dyshim MVP ka realizuar 46 pikë, duke qëlluar 10 treshe.

Lojë të mirë shfaqën edhe Randolph dhe Stephenson që ndihmuan ekipin e tyre, por që ishte e pamjaftueshme në fund për t’i bërë telashe ekipit rekord.

Kështu, Golden State Warriors okupon vendin e parë në konferencën perëndimore me 73 fitore, gjashtë fitore më shumë se ekipi tjetër që theu rekorde në këtë sezon historik, San Antonio Spurs.

Golden State Warriors thyen rekordin e Chicago Bulls nga viti 1995-1996, duke arritur 73 fitore, një fitore më shumë se sa Bullsat legjendarë me në krye Michael Jordanin. /Telegrafi/

Exit mobile version