Telegrafi

Golden State Warriors po krijon ekipin më të fortë në histori të NBA-s

Golden State Warriors po shndërrohen në një ekip edhe më të frikshëm pas fitimit të titullit të kampionit në NBA.

Duket se nuk janë të mjaftueshëm Stephen Curry, Kevin Durant, Klay Thompson, pasi që Golden State Warriors kanë në plan që të përforcojnë edhe më tej ekipin. Dhe jo vetëm ndonjë lojtar, por një nga më të mirët në botë.

Verën e ardhshme, kur Paul George, i cili u transferua nga Indiana Pacers në Oklahoma City Thunder, pritet të transferohet si lojtar i lirë.

Mediat amerikane raportojnë se asnjëherë në NBA, në një klub nuk kanë luajtur pesë super yje, të nivelit, Curry, Thompson, Durant dhe Draymond Green.

“Kur ata thanë se do të sjellin Durantin,të gjithë qeshnin. Unë jam i bindur se tani do të përsërisin të njëjtën situatë”, ka thënë Tim Kawakami, një i afërt me klubin e Warriors.

George pritet të merr pagë vjetore prej 20.5 milionë dollarëve, e cila do të thotë ngritje prej katër milionëve në dallim me aq sa merr sot te Oklahoma. /Telegrafi/