Telegrafi

Golden State Warriors merr fitore të madhe në udhëtim te Memphis Grizzlies

Janë zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të dytë në fazën e ‘Play-Off’-it në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Golden State Warriors e ka nisur mbarë, duke marrë një fitore shumë të ngushtë ndaj Memphis Grizzlies me rezultat 117-116.

Klay Thompson me një tre pikësh 30 sekonda para fundit të ndeshjes i siguroi fitoren e parë në këtë seri Warriors.

Më efikasi në këtë sfidë për Warriors ishte Jordan Poole me 31 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, derisa Steph Curry kontribuoi me 24 të tjera.

Ja Morant në anën tjetër zhvilloi një ndeshje të madhe për vendasit me 34 pikë, nëntë kërcime e 10 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Në epërsi 1-0 ka kaluar edhe kampioni në fuqi Milwaukee Bucks përballë Boston Celtics, pasi në ndeshjen e parë kanë triumfuar me rezultat 89:101.

Jrue Holiday me 25 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me ‘Triple-Double’ prej 24 pikëve, 13 kërcimeve e 12 asistimeve ishin më meritorët për fitoren e Bucks. /Telegrafi/