Site icon Telegrafi

Golden State Warriors e dërgojnë DeMarcus Cousins në “NBA G League” për t’u rikthyer në formë

DeMarcus Cousins (Photo by Ezra Shaw/Getty Images)

Ylli i NBA-s, DeMarcus Cousins këtë sezon nuk ka regjistruar ende një ndeshje për Golden State Warriors.

Në fillim të vitit 2018, basketbollisti pësoi një dëmtim të rëndë të tendinit të Akilit dhe vetëm kohët e fundit ka filluar me stërvitjet më serioze dhe do t’i duhet pak kohë për t’u kthyer në formë.

DeMarcus Cousins (Photo by Ethan Miller/Getty Images)

Basketbollisti amerikan ka pak minuta në dispozicion, por ishte e vështirë që të pritej të luante në ekipin e parë të kampionit të tanishëm të NBA-së.

Kjo ka bërë që trajneri Steve Kerr ta dërgoi në NBA G League, ku do të luajë për skuadrën e Santa Cruz Warriors.

“Ne nuk stërvitemi aq shumë, sepse ne kemi shumë ndeshje, ashtu si të gjitha ekipet e NBA-s, ai ka nevojë për një ritëm më intensiv. Ne shpresojmë se do t’i kthehet formës te Santa Cruz”, tha Kerr.

Lexo po ashtu Curry me Golden State nuk kanë të ndalur, mposhtin edhe Minnesotan

Lojtari 28-vjeçar gjatë sezonit të kaluar ka pasur një mesatare prej 25.2 pikëve, 12.9 kërcimesh dhe 3.2 asistimesh. /Telegrafi/

Exit mobile version