Telegrafi

Golden State vazhdon me fitore, Spurs pësojnë nga Utah në top formë

Golde State Warriors ka realizuar fitoren e radhës që është fitorja e 44 këtë sezon në NBA duke mposhtur me 46 pikë epërsi skuadrën e Phoenix Suns.

Rezultatit 129-83 i kontribuan Kevin Durant me 17 pikë dhe Stephen Curry me 22 pikë.

Nick Young shtoi nga stoli 16 pikë të rëndësishme për skuadrën.

Donovan Mitchell shkëlqeu ën fitoren e 10-të rresht të Utah Jazz me rezultat 101-99.

Mitchell realizoi 25 pikë, kurse u ndihmua shumë nag Ingles me 20 pikë dhe Crowder i sapo ardhur nga Clevelandi që realizoi 14 pikë prej stolit.

Anderson shtoi 16 pikë për Spurs, Gasol 15 pikë e 15 kërcime dhe Danny Green 13 pikë, teksa vazhdojnë të mungojnë Leonard dhe Rudy Gay.

Pas këtyre ndeshjeve Golden State forcon pozitën e parë duke qëndruar një fitore larg Houstonit në vendin e dytë, kurse Spurs janë në rrezik për të humbur vendin e tretë pasi kanë vetëm një fitore më shumë se Minnesota në vendin e katërt. /Telegrafi/