Site icon Telegrafi

Golden State shkatërron Indianën, Thompson realizon 60 pikë (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në NBA.

Nënkampioni i kësaj lige ka pasur një paraqitje fantastike duke triumfuar me 36 pikë epërsi.

https://www.youtube.com/watch?v=zWQDN4a2Xpw

Golden State Warriors ka shënuar fitore të thellë kundër Indiana Pacers me rezultat 142-106, transmeton Telegrafi.

‘Luftëtarët’ triumfuan në saje të Klay Thompsonit, i cili arriti të shënoi 60 pikë ndërsa u ndihmua edhe prej Kevin Durant që realizoi 20 pikë. Stephen Curry shënoi vetëm dhjetë pikë.

Në radhët e Indianas më i miri ishte Paul Georgre, i cili shënoi 21 pikë.

Pas kësaj fitore, Golden State 18 fitore dhe tre humbje ndërsa për Pacersin kjo ishte humbja e 11 kundrejt dhjetë fitoreve. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Philadelphia 90-106 Denver

Atlanta 99-102 Oklahoma City

Brooklyn 113-118 Washington

Toronto 112-116 Cleveland

New Orleans 108-110 Memphis

Chicago 110-112 Portland

Houston 107-106 Boston

Milwaukee 96-97 San Antonio

Dallas 101-109 Charlotte

LA Lakers 101-107 Utah

Exit mobile version