Site icon Telegrafi

Golden State pëson humbje të rëndë kundër Oklahoma Cityt

Russell Westbrook (Photo by Will Newton/Getty Images)

Mbrëmë janë luajtur 13 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje kundër Oklahoma City Thunder me rezultat të thellë 123-95.

Vetëm çereku i tretë i takoi kampionëve aktual, por në tre periudhat tjera dominuan mysafirët në palestrën Oracle Arena.

Basketbollisti më efikas te ekipi fitues ishte Dennis Shroder, i cili realizoi 32 pikë gjersa u ndihmua me 25 pikë nga Paul George.

Steven Adams regjistroi ‘double-double’ në saje të njëzet pikëve dhe 11 kërcimeve. Russell Westbrook ka arritur të bëjë ‘triple-double’ fal 11 pikëve, po aq kërcimesh dhe 13 kërcimesh.

Te skuadra e ‘luftëtarëve’ ishte Klay Thomspson që shënoi 27 pikë, po aq sa i realizoi edhe Kevin Durant, i cili regjistroi ‘double-double’ duke shtuar 14 pikë. Theksojmë se Stephen Curry nuk u paraqit në këtë takim shkaku i një lëndimi të pësuar ditë më parë.

Lexo po ashtu LeBron James fundos ish-skuadrën, Lakers triumfon kundër Cavaliers

Pas kësaj, Oklahoma City ka bilanc prej 11 fitoreve dhe gjashtë humbje gjersa për Warriors kjo ishte humbja e shtatë kundrejt 12 fitoreve.

Ndryshe, Golden State në takimin e radhës do të takohet me Portland Trail Blazers kurse Thunder do të ballafaqohet me Charlotte Hornets. /Telegrafi/

Exit mobile version