Site icon Telegrafi

Golden State në stilin e kampionit, mposht edhe Memphisin

Kevin Durant - Getty Images

Mbrëmë janë zhvilluar nëntë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni i NBA-s, Golden State Warriors kanë shënuar fitoren e radhës duke përforcua kreun e tabelës së Konferencës Perëndimore.

‘Luftëtarët’ kësaj radhe ishin më të mirë se basketbollistët e Memphis Grizzlies, ku këta të fundit pësuan humbje me rezultat 101-117.

Golden State Warriors (Getty Images)

Megjithëse në periudhën e parë dhe të fundit lojtarët e Memphisit ishin më të mirë në parket, kjo nuk u mjaftoi për të shmangur humbjen e re.

Basketbollisti më efikas te Warriors ishte Klay Thompson, i cili realizoi 27 pikë gjersa pesë më pak i shtoi Kevin Durant. Stephen Curry shënoi 19 pikë.

Te Grizzlies më i miri ishte Dilon Brooks me 18 pikë ndërsa Shelvin Meck dhe jaren Jackson shënuan secili nga 15 sosh.

Golden State Warriors vs Memphis Grizzlies Full Game Highlights | 11.05.2018, NBA Season

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej dhjetë fitoreve dhe një humbje ndërsa për Memphis kjo ishte humbja e katërt kundrejt pesë fitoreve.

Në takimin e radhët kampioni do të takohet me Milwaukee Bucks kurse Grizzlies do të ballafaqohet me Denver Nuggets. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Oklahoma 122-116 New Orleans

Detroit 115-120 Miami

https://youtu.be/J4n0OhjUH_0

Indiana 94-98 Houston

Orlando 102-100 Cleveland

https://youtu.be/QH87nRDxCLc

New York 115-116 Chicago

Denver 115-107 Boston

Utah 111-124 Toronto

L.A. Clippers 120-109 Minnesota

https://youtu.be/FpqwKyvkJCw?t=15

Exit mobile version