Telegrafi

Golden State i hakmerret San Antonios, Tony Parker asnjë pikë gjatë gjithë ndeshjes (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Ndeshja kryesore u zhvillua në palestrën AT&T Center, ku Golden State Warriors i është hakmarr San Antonios për humbjen e para disa javëve.

https://www.youtube.com/watch?v=NWUzoRdagQg

Nënkampioni i NBA-s ka shënuar fitore me një diferencë prej 12 pikësh me rezultat 110:98, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry regjistroi ‘double-double’ në saje të 29 pikëve dhe 11 asistimeve ndërsa Klay Thompson shtoi 23 sosh në fitoren e Warriors.

Në anën tjetër, Kawhi Leonard ishte më efikasi me 19 pikë dhe Pau Gasol realizoi një pikë më pak se amerikani. Interesante ishte se përgjatë 24 minutave sa qëndroi në parket Tony Parker nuk e realizoi asnjë pikë.

Pas kësaj, Golden State zë pozitën e parë në Konferencën Perëndimore ndërsa pas saj vjen San Antonio. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:
Orlando 106-114 Oklahoma

https://www.youtube.com/watch?v=98AlUDKNiiA

Philadelphia 92-99 Atlanta

https://www.youtube.com/watch?v=3aoV8a4qo-A

Boston 100-103 Millwaukee

https://www.youtube.com/watch?v=hS9ZHi6u8JQ

New York 88-105 Miami

https://www.youtube.com/watch?v=lCT2KANT3vw

Toronto 106-110 Charlotte

https://www.youtube.com/watch?v=js7OMnRxOEo

New York 121-118 Dallas

https://www.youtube.com/watch?v=tKD9ioVwXYE

L.A. Clippers 133-124 Washington

https://www.youtube.com/watch?v=2mKIaVe41q8

Sacramento 82-112 Utah

Memphis 110-97 Indiana…pas pak