Telegrafi

Golden State fiton edhe pa Stephen Curryn (Video)

Mbrëmë janë gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Basketbollisti më i mirë në botë, Stephen Curry nuk ka mundur të kontribuojë në fitoren e Golden State Warriors kundër Atlanta Hawks, e cila triumfoi pas kohës shtesë me rezultat 109: 105

Curry ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së majtë në ndeshjen e kaluar, ndërsa pushoi edhe kundër Oklahoma City Thunder, transmeton Telegrafi.

Thompson me 26 pikë, Bogu me 19 dhe Green me ‘double-double’ me 15 pikë dhe 13 kërcime ishin më të mirët te Golden State, e cila realizoi fitoren e 54-të radhazi para tifozëve të tyre.

Ndërsa Milsap ishte lojtari më efikas te skuadra e Hawks me 19 pikë dhe Horford Schroeder me 17 sosh.

Rezultatet:

Charlotte – Phoenix 126: 92

Miami – Chicago 129: 111

New York – Portland 85: 104

Dallas – Orlando 121: 108

L.A. Lakers – Brooklyn 107: 101 /Telegrafi/