Golden State Warriors dhe Stephen Curry mbeten brendet më të kërkuara globale nga NBA.
NBA konfirmoi të martën se Stephen Curry dhe ekipi i tij Golden State mbeten më të popullarizuar për blerje të fanellave, në bazë të shtijeve nga tetori deri në dhjetor në NBAStore.com.
Në aspektin e shitjes individuale të fanellave, Curry ndiqet fare pranë nga LeBron James dhe më pas nga bashkëlojtari i tij, Kevin Durant.
Derrick Rose i NY Knicks ka tejkaluar bashkëlojtarin Carmelo Anthony, edhe pse Porzingis gjendet para të dyve për shitje të fanellave.
Pa ndonjë befasi të madhe, në renditjen e klubeve Cleveland Cavaliers gjendet në vendin e dytë, teksa Los Angeles Lakers vazhdon të ketë shitje të mëdha falë suksesit të së kaluarës dhe për këtë gjendet në vendin e tretë. /Telegrafi/
Lojtarët me më së shumti fanella të shitura
Klubet me më së shumti fanella të shitura