Golden Globes do të jetë një çështje ‘private’ këtë vit.
Pyetjet në lidhje me ceremoninë e shkëlqyer të ndarjes së çmimeve janë përhapur që kur NBC njoftoi se nuk do t’i transmetonte çmimet për shkak të skandaleve të Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollywoodit (HFPA) duke mos pasur asnjë anëtar më ngjyrë.
Polemika u ngrit pas një mungese tronditëse nominimesh në vitin 2021 për talentët me ngjyrë.
This year’s event is going to be a private event and will not be live-streamed.
We will be providing real-time updates on winners on the Golden Globes website and our social media.https://t.co/UftlFSZg5u
— Golden Globe Awards (@goldenglobes) January 6, 2022
Tani, HFPA ka njoftuar se nuk do të transmetohet drejtpërdrejt kur fituesit të shpallen të dielën.
“Ngjarja e këtij viti do të jetë një ngjarje private dhe nuk do të transmetohet drejtpërdrejt”, tha organizata në Twitter të enjten. “Ne do të ofrojmë përditësime në kohë reale për fituesit në faqen e internetit të Golden Globes dhe mediat tona sociale”.
Njoftimi i të nominuarve u transmetua drejtpërdrejt në YouTube më 13 dhjetor.
Pavarësisht një profili më të ulët këtë vit, nominimet ishin të mbushura me yje.
Se si do të zhvillohet ngjarja ‘private’ e personalizuar, mbetet për t’u parë, si dhe për pjesëmarrjen e të nominuarve dhe fituesve. /Telegrafi/